Problemi me kabllot elektrike në kryeqytet vazhdon të mbetet shqetësues për banorët, njofton Gazeta Sinjali.
Një banore e Lagjes së Muhaxherëve ka publikuar disa imazhe në grupin “Network Prishtina”, teksa thotë se kabllot janë tejet të ulëta saqë me një ngritje dore mund t’i prekësh.
Ky është postimi i saj pa ndërhyrje:
Një ndër problemet më të mëdha në Lagjet e Prishtinës janë kabllot, edhe në Lagjen e Muhaxherëve saktësisht në rrugën “Bedri Shala” kemi këtë pamje të kabllove. Nuk e di a është interesu ndokush prej Komunës ndonjëherë për këtë problem, rreziku që na kanoset neve si qytetar është tejet i lartë, ndërsa kabllot janë tejet të ulëta sa që me një ngritje dore arrijmë ti prekim.
Siç duket kemi mbetë pa zot shtëpije! /Gazeta Sinjali/