image Prishtinë: Hajni ia grabiti me forcë 160 euro dhe iku në drejtim të panjohur

Prishtinë: Hajni ia grabiti me forcë 160 euro dhe iku në drejtim të panjohur

news image

Një person ka raportuar dje në polici se një i panjohur ia ka grabitur me forcë 160 euro dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Prishtinë.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar i panjohur, me forcë i ka grabitur 160 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/