Një punëtor gjersa ishte duke punuar arën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer.
Sipas raportit të policisë, njësiti për deminim i FSK-së ka larguar mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 10:20 në fshatin Lebanë të Prishtinës./Gazeta Sinjali/