image Prishtinë: E kërcënojnë me armë dhe ia marrin 300 euro

Siguri

Prishtinë: E kërcënojnë me armë dhe ia marrin 300 euro

news image

Një person është sulmuar dje në Prishtinë nga tre persona të maskuar të cilët ia kanë grabitur 300 euro para të gatshme. Kjo ngjarje ka ndodhur gjersa viktima ishte duke punuar në marketin e një pompe të derivateve, raporton Gazeta Sinjali.

Njëri nga ta ka poseduar edhe një armë të gjatë me të cilën edhe e kanë kërcënuar viktimën , thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në marketin e pompës së derivateve, tre persona të panjohur, të maskuar, njëri prej tyre me armë të gjatë, duke e kanosur i kanë grabitur rreth 300 € para të gatshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e PK-së. /Gazeta Sinjali/