image Prishtinë/ Burri i shkon gruas te shtëpia e familjes së saj, e kërcënon: Kurrë rehat s’ka me t’lënë, as fëmijët nuk t’i lë

Siguri

Prishtinë/ Burri i shkon gruas te shtëpia e familjes së saj, e kërcënon: Kurrë rehat s’ka me t’lënë, as fëmijët nuk t’i lë

news image

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen në vendin tonë. Çdo ditë në Polici kërkojnë ndihmë gra të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në rrugën “Shaip Kamberi” të Prishtinës, ku një burrë dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur në shtëpinë e familjes së gruas, ku pas një mosmarrëveshje verbale, i dyshuari e kishte kërcënuar duke iu drejtuar me fjalët “Fëmijët nuk t’i lë, kurrë rejat s’ka me t’lënë”.

Përballë kësaj situate, ajo e frikësuar ka kërkuar ndihmën e Policisë, të cilët janë aktivizuar për ta kapur të dyshuarin, por i njëjti nuk është gjetur në banesën e tij.

I njëjti është shpallur në kërkim dhe me urdhër të prokurorit do të hetohet për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/