Në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë dje është arrestuar një person, pasi postoi armë zjarri në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali merr vesh nga burimet se Policia e Kosovës arrestoi dhe intervistoi atë për veprimin e bërë.
I njëjti, e pranoi se kishte bërë një veprim të tillë dhe se posedonte armë një kohë, mirëpo të njëjtën armë tha se ia kishte shitur një personi tjetër. /Gazeta Sinjali/