Sot në orët e pasditës janë arrestuar tre të dyshuar të cilët ishin shpallur në kërkim për rastin “Vrasje e mbetur në tentativë” të ndodhur më datë 24.10.2020 në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore, nga mjete të mprehta kishin marrë dy viktima të cilët ishin trajtuar në QKUK.
“Të tre të dyshuarit; B.GJ, mashkull 22 vjeç, A.GJ, mashkull 20 vjeç, si dhe E.T, mashkull 20 vjeç me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për procedim të mëtejmë nën dyshimin për veprën vrasje në tentativë”, tha ai.