Pas një mosmarrëveshje verbale dje është sulmuar një femër në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se ajo u sulmua nga i dashuri i saj, sulmi fizik ka ndodhur në veturën e të dyshuarit dhe ka vazhdur jashtë veturës, raporton Sinjali.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pasi I dyshuari është vërejtur nga një qytetar ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje verbale ishte sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull. Sipas viktimës sulmi kishte ndodhë brenda në veturën e të dashurit të saj por më pas kishte vazhduar edhe jashtë veturës. I dyshuari pasi ishte vërejte nga një qytetar me veturë ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima si pasoj e sulmit ka marrë tretman mjekësor. Me rast janë marrë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet”, tha policia në raportin 24 orësh./Sinjali/