image Prishtinasja raporton në polici se ish-burri dhe gruaja e tij ia kanë rrahur djalin 9-vjeç

Kosovë

Prishtinasja raporton në polici se ish-burri dhe gruaja e tij ia kanë rrahur djalin 9-vjeç

news image

Një grua është ankuar dje në polici se ish-burri dhe gruaja e tij kanë rrahur djalin e saj 9-vjeç, i cili pas ndarjes së prindërve jeton me babain e tij.

Nuk raportohet për të arrestuar, rasti ka ndodhur në Prishtinë.

‘Prishtinë 25.11.2019 – 15:00.  Ankuesja femër ka raportuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull se bashku me gruan e tij, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj 9 vjeç i cili pas ndarjes së prindërve jeton me babain e tij – të dyshuarin. Me rast është  marr njësiti relevant i policisë, ndërsa me urdhër të prokurorit lënda e rastit do të hetohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/