Një nënë nga Prishtina ka raportuar në polici se i është zhdukur vajza e mitur.
Ajo ka thënë se nuk di asgjë rreth vendndodhjes së vajzës së saj.
“Rruga ‘Agim Ramadani’, Prishtinë 02-03.12.2019-23:00-13:45. Ankuesja femër ka raportuar se vajza e saj e mitur viktima femër ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali/