Banorët e zonës “Qendra”, gjegjësisht të rrugës “Rexhep Luci”në Prishtinë kanë protestuar sot kundër zhurmës së krijuar nga disa kafiteri aty dhe duke deklaruar se kështu po kërkojnë të drejtat e tyre elementare.
Kjo zonë banimi njihet edhe për një numër të madh kafeterish, të cilat frekuentohen gjatë gjithë kohës.