image Prishtinasit ia zë derën një person, e kërcënon për shitblerjen e një hoteli

Siguri

Prishtinasit ia zë derën një person, e kërcënon për shitblerjen e një hoteli

news image

Një rast i kërcënimit është raportuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës, ku viktimë ishte një 55-vjeçar, të cilit një person i shkoi të shtëpia e tij në rrugën “Xhevat Qena”, në Veternik të Prishtinës, lidhur me një punë tregtare, raporton Gazeta Sinjali.

Motivi i këtij rasti, siç merr vesh Sinjali lidhet me shitblerjen e një hoteli, për të cilin i dyshuari A.S., 46-vjeçar e kishte kërcënuar viktimën, duke i shkaktuar frikë e shqetësim.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë thonë se një njësi policore ka intervenuar në vendin e ngjarjes, me ç’rast palët e përfshira janë shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar.

Pasi viktima dhe i dyshuari kanë dhënë versionet e tyre për ngjarjen, me urdhër të Prokurorit të Shtëtit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti si “ngacmim”.

/GazetaSinjali/