Një person është arrestuar dje gjatë orës 22:00 në Prishtinë, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale “Pengim i personit zyrtar”.
Policia ndaj të dyshuarit, fillimisht kishte shqiptuar dënim për mosrespektimin e masave kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Por, lidhur me shqiptimin e këtij dënimi, personi i dyshuar ka shfaqur pakënaqësi, i cili sipas policisë ka penguar zyrtarët policorë duke i shtyrë me duar.
Si pasojë e kësaj zyrtarja policore ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij rasti është iniciuar “Pengim i personit zyrtar”. /GazetaSinjali/