Një burrë nga “Lagjja e Spitalit” në Prishtinë, ka raportuar në polici se ish-gruaja e tij ka keqtrajtuar fëmijën e tyre.
Nga ky rast nuk raportohet për të arrestuar.
“Lagjja e spitalit, Prishtinë, ankuesi mashkull ka informuar se ish bashkëshortja e tij e dyshuara femër, ka keqtrajtuar fëmijën e tyre të mitur. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/