Gjatë mbrëmjes së djeshme Policia ka raportuar se e ka arrestuar një burrë në Prishtinë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj prindit të tij, raporton Gazeta Sinjali.
I dyshuari gjatë ushtrimit të dhunës ndaj babait të tij, ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.