Një person ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, raporton Gazeta Sinjali.
Siç bëhet e ditur, i dyshuari ka sulmuar fizikisht nënën e tij, e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari për këtë vepër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës të së enjtes rreth orës 01:30, në Prishtinë./GazetaSinjali/