Prishtina është duke fituar në pjesën e parë në derbin kundër Llapit në kuadër të xhiros së 23-të.
Rezultati pas pjesës së parë në takimin që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është 2:0 në të mirë të kryeqytetasve.
Elvis Prençi në fillimin e ndeshjes qëlloi traversën për skuadrën e Llapit, ndërsa Prishtina shënoi pas gjysmë ore lojë. Besnik Krasniqi realizoi për herën e pestë në këtë kampionat.
Katër minuta më vonë, Alban Shillova e dyfishoi rezultatin pas një gabimi në mbrojtjen e llapjanëve.
Në takimin tjetër Gjilani-Arbëria, nuk ka gola pas pjesës së parë. /Gazeta Sinjali Sport/