image Prishtina merr vendim për t'i ndihmuar me 50 euro të infektuarit me COVID-19

Kosovë

Prishtina merr vendim për t’i ndihmuar me 50 euro të infektuarit me COVID-19

news image

Kryetari i Komuës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka treguar se vendimi për ndihmën prej 50 eurove për të infektuarit me koronavirus, do të mirret në seancën e radhës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Ahmetit, së bashku me partitë tjera politike është diskutuar edhe një ndryshim për penzionistët e infektuar, që ndihma për ta të jetë në vlerë prej 100 eurove.

Postimi i plotë:

Sot, në takim me partitë politike në Kuvendin Komunal të Prishtinës u dakorduam se vendimi për ndihmen prej 50 euro për të infektuarit me virus do të merret në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të mërkuren me 25 nëntor, 2020.

Deri të marten do të diskutojmë edhe më tutje për ta definuar modalitetin dhe kriteret. Një ndryshim që u diskutua sot është që vlera e ndihmës për penzionistë të infektuar me covid do të jetë 100 euro.

Të gjitha këto në emër të shpenzimeve shëndetësore për shërbimet dhe medikamentet që nuk mund ti marrin në sistemin publik shëndetësor.

Edhe një herë sikurse edhe shumë herë më parë falenderoj Kuvendin dhe të gjitha partitë për unitet dhe konstruktivitet kur reagohet për krizen dhe ndihmen për qytetarët. Nder e krenari!

/Gazeta Sinjali/