image Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Shëndetësi

Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

news image

Aktualisht në Kosovë janë 462 raste aktive me koronavirus. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShPK), 99 raste aktive me koronavirus janë vetëm në Komunën e Prishtinës.

Pas kryeqytetit renditet Komuna e Ferizajt, e cila aktualisht ka 46 raste aktive.

Ndërsa në raportin e fundit të publikuar nga IKShPK, bëhet e ditur për tetë raste të reja me koronavirus, katër prej të cilëve janë në Komunën e Prishtinës, dy në Fushë Kosovë, një në Mitrovicë dhe po ashtu një në Gjilan.

Në këtë raport, ky institut bëri të ditur se asnjë qytetar nuk ka humbur jetën si shkak i infektimit e koronavirus.

Ndërkohë, po bëhet thirrje për respektim të masave antiCOVID-19./Gazeta Sinjali/