image Një pjesë e Prishtinës mbeti mbrëmë pa energji elektrike

Kosovë

Ekonomi/ Një pjesë e Prishtinës mbeti mbrëmë pa energji elektrike

news image

Prishtina është përballur mbrëmë me mungesë të energjisë elektrike.

Për pasojë një pjesë e konsiderueshme e banorëve të kryeqytetit ka mbetur pa këtë artikull elementar.

Rryma është ndërprerë pas orës 00:00 dhe nuk është kthyer për disa orë.

Kjo gjendje ka shkaktuar reagim tek qytetarët të cilët me ironi janë shprehur rreth aspiratave të shtetit të Kosovës për integrim evropian pa energji elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Zyrtarët e KEDS-it ende nuk kanë dhënë ndonjë njoftim lidhur me arsyet e mungesës së energjisë elektrike.

Kujtojmë se banorët kanë filluar të përballen me mungesë të rrymës, ende pa hyrë në stinën e dimrit kur rritet konsumi i shpenzimit të energjisë elektrike./ Gazeta Sinjali/