Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, konfirmoi se pas së hënës masat e kufizimit të lëvizjes në kryeqytet do të mbesin ato prej orës 17:00 deri në ora 06:00.
Këtë e bëri të ditur pas një takimi me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, me të cilin është diskutuar për gjendjen në Komunën e Prishtinës dhe masat e ndërmarra nga komuna dhe ministria për të parandaluar përhapjen e virusit.
“Përderisa deri më tani nuk kemi pas shpërthim në Prishtinë u pajtuam që ditët më të vështira na presin. Në mungesë të vendimit nga Kuvendi i Republikës, Ministria e Shëndetësisë do të merr vendime individuale për secilën komunë. Masat e restriksioneve prej orës 17-06 do të vazhdojnë edhe pas të hënës”, tha Ahmeti. /Gazeta Sinjali/