image Prishi ahengun familjar me armë zjarri, arrestohet vushtrriasi

Kosovë

Prishi ahengun familjar me armë zjarri, arrestohet vushtrriasi

news image

Një burrë është arrestuar dje në Vushtrri pasi ka gjuajtur me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Arma i është konfiskuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë në ajër me pistoletë. Pistoleta e llojit Ekol me 12 gëzhoja te kalibrit 9 mm është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.