Një burrë është arrestuar dje në Vushtrri pasi ka gjuajtur me armë zjarri gjatë një ahengu familjar. Arma i është konfiskuar, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë i policisë:
Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në aheng familjar kishte shtënë në ajër me pistoletë. Pistoleta e llojit Ekol me 12 gëzhoja te kalibrit 9 mm është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.