image Prindërit u mblodhën për të mos e lejuar të hyj në shkollë, flet arsimtarja

Kosovë

Prishtinë/ Prindërit u mblodhën për të mos e lejuar të hyj në shkollë, flet arsimtarja

news image

Disa prindër të nxënësve të shkollës “Emin Duraku” në kryeqytet, sot janë mbledhur para shkollës për të mos e lënë arsimtaren e Historisë, Afërdita Misimit, por ajo erdhi në shkollës.

Misimi mohon se ka përdorur dhunë ndaj nxënësve, duke theksuar se në shkollë është kthyer me vendim të gjykatës, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk jam ajo që përdori dhunë ndaj tyre..Kam fituar me shkallën e dytë të Inspeksionit të Punës, kam fituar në bashkëpunim me Inspeksionin e Arsimit ku i kanë gjetë dëshmitë… Tjetra, kam fituar me gjykatë”, thotë Misimi.

Ajo mes tjerash insiston se asnjëherë nuk ka kërcënuar fëmijët, derisa shton se pavarësisht se Këshilli i Prindërve e kundërshton atë, do të vazhdojë të shkojë në shkollë.

“Unë jam mësimdhënëse jo e vështirë por principiele…. Por do të vazhdoj se fëmijët i kam prapa”, thotë Misimi.

Për ta përjashtuar nga shkolla arsimtaren Misimi, nxënësit e shkollës “Emin Duraku” kanë organizuar edhe një peticion. /Gazeta Sinjali/