Princi Philip ka kaluar edhe natën e dytë në spital pasi nuk po ndihet mirë.
Princi 99 vjeçar thuhet se “është shpirtërisht mirë” pasi është hospitalizuar në spitalin King Edward VII në qendër të Londrës të martën mbrëma, shkruan BBC.
Problemet e tij shëndetësore thuhet se nuk kanë të bëjnë me koronavirusin dhe se ai do të qëndrojë në spital për disa ditë për të pushuar dhe për të mbajtur nën kontroll gjendjen e tij.
Kryeministri britanik Boris Johnosn i ka uruar shërim të shpejtë atij ndërkohë që edhe Princi edhe mbretëresha Elizabetha muajin e kaluar kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19. /Gazeta Sinjali/