image Princesha e Holandës merr vendimin e papritur, heq dorë nga pagesa 1.6 milion euro në vit

Evropë

Princesha e Holandës merr vendimin e papritur, heq dorë nga pagesa 1.6 milion euro në vit

news image

Princesha e Holandës, Catharina Amalia, vajza e madhe e Mbretit William Alexander dhe Mbretëreshës Maxima më 7 dhjetor, do të mbush 18 vjeç dhe për këtë arsye do të ketë të drejtën e pagesës mbretërore prej 1.6 milion euro në vit që qeveria Holandeze ka caktuar për familjen mbretërore.

Por trashëgimtarja e re nuk i dëshiron këto para, sepse ajo mendon se nuk i meriton ato, veçanërisht në këtë periudhë pandemie.

Kështu, princesha ka hequr dorë nga kjo shumë duke i dërguar një letër kryeministrit, Mark Rutte.

“Më 7 dhjetor 2021 do të mbushë 18 vjeç dhe sipas ligjit, do të marr një ndihmë. Kjo është diçka e pakëndshme, sidomos në një kohë të tillë ku mund të ofroj kaq pak në këmbim dhe kur studentët e tjerë po përjetojnë një periudhë shumë më të vështirë për shkak të COVID-19.”

“Unë dua t’i fitoj ato para dhe të mos i marr me pa të drejtë”, shpjegoi Amalia. /GazetaSinjali/