image Prezantoi dokument të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës, pranga për një shtetas të Shqipërisë

Kosovë

Prezantoi dokument të falsifikuara në Aeroportin e Prishtinës, pranga për një shtetas të Shqipërisë

news image

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar dje nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti përmes Aeroporit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ka tentuar që me dokumente false ta kalojë kufirin.

Gazeta Sinjali nga burime brenda aeroportit ka kuptuar se gjatë kontrollit të dokumenteve të të dyshuarit është kuptuar se ato dokumente që ai ka prezantuar nuk janë origjinale.

Gjithashtu këto burime kanë thënë se ky rast ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00. /Gazeta Sinjali/