image Prezantohet kënga e re e kombëtares së Kosovës

Futboll

Sport/ Prezantohet kënga e re e kombëtares së Kosovës

news image

Tifozët e Kosovës kanë përgatitur një këngë të re për përfaqësuesen, para ndeshjeve të radhës në kualifikimet “Euro 2020”.

Kënga titullohet “Gol duamë gol” dhe është realizuar në bashkëpunim mes Federatës së Futbollit të Kosovës, Dardanëve dhe Bordin e Bordeve.

Në këtë këngë përmendet edhe emri i legjendës së futbollit Kosovar, Fadil Vokrri, transmeton Sinjali.

Kujtojmë që Kosova ndeshjet e radhës do t’i zhvillojë kundër Çekisë më 7 shtator dhe Anglisë në 10 shtator. Ndeshja me Çekinë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa ajo me Anglinë në stadiumin e “Southampton”.

Në një grup ku gjenden edhe emra si Anglia, Çekia dhe Mali i Zi, “Dardanët” aktualisht pozicionohen në vendin e tretë, vetëm një pikë larg dy kryesuesve, Anglisë dhe Çekisë. Ndërkohë, këto dy ndeshje të shtatorit do të jenë vendimtare për ecurinë e grupit, teksa Kosova do të përballet pikërisht me dy vendet e para./Sinjali/