Gjiganti i teknologjisë Apple ka prezantuar sot në Kaliforni modelin e ri të iPhone 12.
Ky model, sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, ka kamera më të avancuara, si për nga cilësia, ashtu edhe nga dizajni i tyre.
iPhone 12 i Apple është një nga produktet më të pritura të vitit 2020.
Ky model ka dy kamera dhe përmban skaje të lëmuara, të rrafshëta dhe është më i hollë, më i vogël dhe më i lehtë se iPhone 11, si dhe ka dyfishin e pikselave.
Telefoni i mençur nga Apple vjen me ngjyrë të zezë, të bardhë, të kuqe, jeshile dhe blu.
Ai gjithashtu përmban një ekran të azhurnuar XDR dhe një material të ri më të ashpër në ekran që Apple po e quan “Mburoja Qeramike”. Apple thotë që kjo e bën xhamin e saj më të qëndrueshëm.
iPhone 12 i ri sapo u njoftua nga Apple dhe siç u theksua ai vjen në pesë ngjyra, ku ngjyra e kuqe është markë e Apple (PRODUCT), e cila dhuron të ardhura për të luftuar HIV dhe AIDS.
Telefoni është gjithashtu më i hollë dhe më i vogël se iPhone 11, domethënë adhuruesit e produkteve të Apple që kanë kërkuar telefona më të vegjël më në fund po marrin atë që duan.
Dizajni më i vogël dhe skajet dukshëm të sheshta kujtojnë modelet e mëparshme të iPhone, si iPhone 4.
Pikat kryesore të gamës së re të iPhone 12 përfshijnë aftësi të reja të kamerës, një dizajn të ri industrial (si dhe një ndryshim të ri të ngjyrës blu e errët), një procesor të ri më të fuqishëm A14 dhe përfshirjen e 5G.
Telefoni i mençur bëri një ndryshim, duke sjellë përsëri skajet e sheshta që u panë për herë të fundit në iPhone 5 dhe duke braktisur qoshet e rrumbullakosura të kohëve të fundit të iPhone 11.
Versioni i fundit i telefonave inteligjentë nga Apple gjithashtu arrin në një larmi madhësish të ndryshme.
Përfshirja e wireless-it të gjeneratës tjetër është, sigurisht, tipari kryesor këtu. Apple është kompania e parë që ofron 5G në një celular./Gazeta Sinjali/