Sërish ka nisur t’ia bëj aritmetikën votave të Kosovës në Kombe të Bashkuara, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Nga 193 shtete sa janë anëtare të OKB-së, Daçiq pretendon se Kosova mund të llogarisë “vetëm në 83 prej tyre” për anëtarësim.
“Kosova ka humbur votat pikërisht sepse secili shtet ka nisur të mendoj se ku po shkonte ky separatizëm, veçanërisht pas luftës në Ukrainë. Në fjalë të tjera, Kosova është me të vërtetë rast më vete, ose mbase do ta godasin territorin e tyre me një bisht politik”, ka thënë ai për Tv Prva.
Krahasuar me Bashkimin Evropian, kryediplomati serb tha se OKB-ja qëndron ndryshe.
Kosova, zyrtarisht ka njohjen e afërsisht 117 shteteve të pavarura e anëtare të Kombeve të Bashkuara, derisa Daçiç pretendon që ky numër të ketë rënë në 83.