Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takime nga bashkudhëheqësit e grupit për çështje shqiptare, kongresistët Jim Himes dhe Ritchie Torres, si dhe nga anëtari i grupit, kongresisti Robert Aderholt.
Sipas një komunikate të Presidencës, gjatë takimit me kongresistët Jim Himes dhe Ritchie Torres, Osmani i falënderoi dy bashkudhëheqësit e grupit për çështje shqiptare në Kongres, për angazhimin e jashtëzakonshëm në përkrahje të Kosovës.
Presidentja Osmani shprehu vlerësimin për të gjitha nismat e ndërmarra në Kongres dhe në raport me administratën amerikane nga kongresistët në mbështetje të Kosovës, përfshirë iniciativën për të përkrahur anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare.