Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është duke zhvilluar ditën e dytë të vizitave të tij në Kosovë.
Ai sot është takuar me presidenten Vjosa Osmani, së bashku me delegacionin e tij.
Nga takimi mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje kurse nuk janë dhënë detaje se për çfarë do të bisedohet.
Xhaferi gjatë ditës së djeshme, ka takuar krerët e lartë të shtetit e po ashtu edhe partitë opozitare.