Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot do të nis vizitat në komunat e vendit, me ç’rast do të qëndrojë në Gjilan.
Sipas njoftimit nga Presidenca, Osmani atje do të zhvillojë një sërë aktivitetesh, raporton Gazeta Sinjali.
Në orën 13:45, presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ndërsa, në orën 14:25, do të merr pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it.
Gjatë vizitës në Gjilan, Osmani do të ketë takime me OJQ dhe do t’i vizitojë disa biznese.