image Presidentja Osmani në Turqi flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Politikë

Presidentja Osmani në Turqi flet për anëtarësimin e Kosovës në NATO

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të punimeve të Forumit Diplomatik të Antalisë, sot ka marrë pjesë në panelin e liderëve ku u diskutua për temën “Rrugët rajonale dhe globale drejt paqes dhe prosperitetit”.

Një gjë e tillë u njoftua nga Zyra e Presidencës, teksa siç thuhet në njoftim, Osmani përgjatë këtij forumi kërkoi edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO

“…Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka potencuar se rajoni i Ballkanit Perëndimor domosdoshmërisht duhet t`i bashkohet strukturave euroatlantike. Më tej, Presidentja Osmani ka thënë se e vetmja mundësi për ta ruajtur paqen është komunikimi i qartë dhe i drejtpërdrejt, megjithëse sipas saj, paqja është gjithnjë e kërcënuar”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Sipas njoftimit, diskutimin e saj, Presidentja Osmani e përmbylli me një mesazh shprese për bashkëpunimin e botës demokratike për ruajtjen e paqes: “Ashtu siç u mblodh bota demokratike për t’i dhënë fund vuajtjeve dhe gjenocidit në Kosovë në 1999, jam e sigurt që këtë do ta shohim edhe në rastin e Ukrainës dhe kudo tjetër në botë ku ka luftë dhe vuajtje”.

/GazetaSinjali/