image Presidentja Osmani i kërkon Indisë që ta njohë pavarsinë e Kosovës

Politikë

Presidentja Osmani i kërkon Indisë që ta njohë pavarsinë e Kosovës

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje Indisë që ta njohë pavarsinë e Kosovës, në një intervistë për televizionin indian “WION”, duke theksuar se Kosova nuk është Kashmir, shkruan Wionews, përcjell Gazeta Sinjali.

Osmani është shprehur se fillimisht India duhet të njohë vuajtjet e kosovarëve nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit dhe pastaj të njohë pavarësinë e Kosovës, realitet ky për të cilin presidentja thotë se nuk ka për të ndryshuar.

Ne i bëjmë edhe një herë thirrje qeverisë së Indisë që para së gjithash të njohë vuajtjen e popullit të Kosovës nga regjimi gjenocidal e Millosheviqit dhe së dyti, ta njohë realitetin e pandryshueshëm në terren”, ka thënë presidentja Osmani në këtë intervistë për redaktoren e WION, Palki Sharma.

Presidentja ka potencuar se kur India do t’i bashkohet vendeve demokratike që kanë njohur pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, është vetëm çështje kohe. /GazetaSinjali/