Kosova kohët e fundit po kalon një krizë të energjisë elektrike, për të cilë janë deklaruar të gjitha institucionet kompetente dhe nga shoqëria civile. E vetmja që nuk ka thënë as edhe një fjalë rreth kësaj çështje është presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Për këtë temë, Osmani nuk ka shkruar as në rrjetin social Facebook, ndonëse dy orë më parë ajo ka postuar një urim për Distria Krasniqin, që e fitoi medaljen e artë.
Ajo sot e uroi edhe shkrimtarin Ismail Kadare, pasi shënonte ditëlindjen e tij të 86-të.