image Osmani uron Distria Krasniqin, e quan "ikona e Kosovës së sotme"

Sociale

Osmani uron Distria Krasniqin, e quan “ikona e Kosovës së sotme”

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është shprehur krenare me suksesin e xhudistes Distria Krasniqi, e cila medalje të artë në Grand Prix të Portugalisë.

Osmani tha se Distria është fytyra e shtetit dhe ikona e Kosovës së sotme.

Disi jonë fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Portugalisë. Krenare që sportistët tanë vazhdimisht po demonstrojnë formë fantastike në gara ndërkombëtare, duke e nderuar veten dhe shtetin. Distria është fytyra e shtetit tonë, ajo është nderi dhe krenaria! I lumtë që me sukseset e saj prej kohësh është bërë ikona e Kosovës së sotme!”, ka shkruar presidentja Osmani.

/GazetaSinjali/