image Osmani takohet me Emirin e Katarit: Diskutuam reth potencialin për investime në Kosovë

Politikë

Osmani takohet me Emirin e Katarit: Diskutuam reth potencialin për investime në Kosovë

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani.

Në këtë takim, dyshja diskutoi për themelimin e bashkëpunimit në shumë fusha, teksa ndër tjera, u fol edhe për potencialin e investimeve në Kosovë.

Osmani falënderoi Katarin për partneritetin e qëndrueshëm me Kosovën.

“Takim jashtëzakonisht produktiv me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani, ku diskutuam thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha si dhe potencialin për investime në Kosovë. Gjithnjë falenderuese për përkrahjen e Katarit dhe për partneritetin tonë të qëndrueshëm”, ka shkruar Osmani.

/GazetaSinjali/