image Presidentja greke e ripërsërit nga Beogradi: Nuk e ndryshojmë qëndrimin për njohjen e Kosovës

Politikë

Presidentja greke e ripërsërit nga Beogradi: Nuk e ndryshojmë qëndrimin për njohjen e Kosovës

news image

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakerallopoulou, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se qëndrimi i Athinës sa i përket çështjes së njohjes së Kosovës mbetet i pandryshueshëm.

“Pozicioni i Greqisë mbetet i pandryshuar.” Vendi im zbaton vazhdimisht një politikë konstruktive, për të garantuar paqen dhe stabilitetin në të gjithë zonën e Ballkanit. Ne mirëpresim përparimin në marrëdhëniet e arritur në Bruksel dhe Ohër dhe veçanërisht aneksin e zbatimit. Greqia është e gatshme të ndihmojë”, tha ajo.

Greqia është në mesin e pesë vendeve të Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës.

/GazetaSinjali/