Presidentja aktuale e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović dhe njëkohësisht kandidate për presidente, ka bërë një postim në rrjetin social në Facebook ku në fotografinë e bashkangjitur Kosova është pjesë e Serbisë.
Në postimin e saj, ajo kishte shkruar ‘Kroacia ime nuk ka frikë, Kroacia ime tani po lufton për interesat e saj!’.
Presidentja nuk ka vonuar dhe e ka fshirë fotografinë, por një avokat i cili e ka bërë ‘screenshot’, ka reaguar në Twitter duke thënë se presidentja e ka shpërndarë hartën e Evropës, ku Kosova shihej si pjesë e Serbisë. /Gazeta Sinjali/
KGK objavila kartu Europe bez Kosova!! pic.twitter.com/G91T9XGNy7
— D Javorić Barić (@DJ_Baric) January 3, 2020