image Presidentja e Konfederatës së Zvicrës uron Kurtin për postin e ri, pret bashkëpunim me Kosovën

Kosovë

Telegram/ Presidentja e Konfederatës së Zvicrës uron Kurtin për postin e ri, pret bashkëpunim me Kosovën

news image

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urim nga presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Simonetta Sommaruga, raporton Gazeta Sinjali.

Sommaruga ka uruar Kurtin për postin e ri si kryeministër i Kosovës si dhe ka treguar për lidhjen e ngushtë që kanë dy vendet, Zvicra dhe Kosova.

“Kam kënaqësinë që t’ua përcjell përgëzimet e mia të sinqerta për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës. Dëshiroj t’ua shpreh urimet e mia më të mira për sukses në këtë post të shquar. Zvicra dhe Kosova kanë lidhje të ngushta njerëzore dhe gëzojnë marrëdhënie miqësore”, ka shkruar Sommaruga.

Presidentja e Konfederatës së Zvicrës është shprehur e gatshme që të këtë bashkëpunim me Kosovën.

“Gjithashtu, dy vendet tona kanë interesa të përbashkëta, veçanërisht në lidhje me stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor. Mezi pres të kemi bashkëpunim të frytshëm me Kosovën”, ka shkruar presidentja Sommaruga./Gazeta Sinjali/