image Presidentja akuzon ashpër BE-në: Dëshmuan anshmëri në raport me Serbinë, e ka akomoduar Vuçiqin

Politikë

Presidentja akuzon ashpër BE-në: Dëshmuan anshmëri në raport me Serbinë, e ka akomoduar Vuçiqin

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, nuk i ka kursyer kritikat e ashpëra ndaj Bashkimit Evropian, të cilët sipas saj, në vitin e fundit gjatë procesit të dialogut, ka dëshmuar anëshmëri në raport me Serbinë.

Osmani ka thënë se përkundër sjelljes  së tij autokrate në Kosovë, BE-ja ka raste kur e ka akomoduar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe Kosova nuk është trajtuar si palë e barabartë, raporton Gazeta Sinjali.

 “Unë i besoj BE si ndërmjetëse. Bashkimi Evropian në këtë vitin e fundit ka shumë raste që ka dëshmuar anshmëri në raport me Serbinë, ka raste që e kanë akomoduar Vuçiqin përkundër sjelljes së tij autokrate dhe ka raste kur Kosova nuk është trajtuar si palë e barabartë”, tha Osmani.

Ajo ka thënë se një raport i tillë duhet të ndryshojë, përndryshe dëmtohet kredibiliteti i procesit të dialogut dhe Bashkimit Evropian.

“Kërkesa jonë e vazhdueshme është që një gjë e tillë të ndryshojë, në qofte se nuk ndryshon atëherë vetë kredibiliteti i procesit dëmtohet, vetë kredibiliteti i BE-se dëmtohet”, tha ajo në ATV.

/GazetaSinjali/