image Presidenti slloven javën tjetër e viziton Kosovën

Kosovë

Presidenti slloven javën tjetër e viziton Kosovën

news image

Presidenti slloven Borut Pahor po zhvillon një tur të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nesër, ai do të shkojë në Beograd, kurse të mërkurën më 7 shtator, ai do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në Prishtinë.

Turneu i presidentit të Sllovenisë vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e 11-të të procesit Brdo-Brioni, më 12 shtator, në Brdo pranë Kranjës.

/GazetaSinjali/