image Presidenti Meta uron Albin Kurtin pas koaliconit me LDK-në

Kosovë

Rajoni/ Presidenti Meta uron Albin Kurtin pas koaliconit me LDK-në

news image

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshendetur arritjen e marrëveshjes për koalicion mes LDK-së dhe VV-së.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka uruar qeverinë e re në krye me Albin Kurtin, duke theksuar se një qeverisje e qëndrueshme është në interes edhe të rajonit.

“Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.
Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga z.Albin Kurti i uroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës në sfidat që e presin”, ka shkruar Meta./Gazeta Sinjali/