image Presidenti meksikan mbron vendimin për ta liruar djalin e El Chapos

Botë

Botë/ Presidenti meksikan mbron vendimin për ta liruar djalin e El Chapos

news image

Presidenti meksikan i është drejtuar qytetarëve pas një dite të përgjakshme, ku pati të shtëna armësh mes autoriteteve meksikane të sigurisë dhe pjesëtarë të narko-kartelit Sinaloa, pasi arrestuan të birin e narko-bosit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo.

Dhuna filloi kur lideri i kartelit Ovidio Guzman Lopez, njëri nga djemtë e lordit të drogës që po fshihej në një shtëpi në qytetin Culiacan, hapi zjarr ndaj një grupi ushtarësh që po patrullonin në këtë rajon, transmeton Telegrafi.

Aty ushtarët iu kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë, duke u futur në shtëpi dhe arrestuar katër persona përfshirë edhe të birin e bosit të drogës, Guzman Lopez. Por, kur u shpërnda lajmi se janë sulmuar, grupe të armatosura kryesisht anëtarët të kartelit Sinaloa filluan luftën me autoritetet e sigurisë.

Videot amatore të publikuara shfaqin grupet e armatosura me armë të rënda dhe granatahedhës duke iu vërsulur autoriteteve të sigurisë, derisa vetura të shumta që ishin të mbushura me civilë nëpër rrugë, bënin të pamundurën që t’i ikin plumbave që fluturonin nga të gjitha anët. Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm kanë mbetur disa të vdekur mbi 10 të.

Në anën tjetër, ministri meksikan i Mbrojtjes, Luis Sandoval ka konfirmuar se ushtria kishte arrestuar Ovidio Guzman Lopezin, njërin nga djemtë e bosit të drogës që kontrollojnë kartelin Sinaloa që kur babai i tyre u arrestua dhe ekstradua në SHBA, me ç’rast edhe është dënuar me burim të përjetshëm.

“Ishte një strategji e planifikuar shumë keq”, ka deklaruar Sandoval gjatë një konference për media në qytetin Culiacan, ku së bashku me anëtarët e tjerë të kabinetit të presidentit Andres Manuel Lopez Obrador mbajtën konferencën e jashtëzakonshme.

“Task forca ka reaguar keq, operacioni ishte i planifikuar por nuk ka pasur improvizime që kanë mundur ta parandalojnë gjakderdhjen”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër presidenti meksikan Lopez Obrador, ka mbrojtur vendimin për të liruar Guzman Lopezin: “Përkrahi vendimin që është marrë. Situata u rëndua shumë dhe shumë qytetarë rrezikoheshin nga plumbat që fluturonin nga të gjitha anët”.

“Kapja e një krimineli nuk mund të jetë më e vlefshme sesa jetët e shumë civilëve. Vendimi i marrë ka pasur për qëllim të mbrohen civilët, nuk mund ta luftosh zjarrin me zjarr. Nuk donim njerëz të vdekur, “, ka shtuar presidenti meksikan. /Gazeta Sinjali/