image Presidenti kroat me deklarata tronditëse: Kosova i takonte Serbisë, ndërkombëtarët e aneksuan

Politikë

Presidenti kroat me deklarata tronditëse: Kosova i takonte Serbisë, ndërkombëtarët e aneksuan

news image

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq në një konferencë për media  ka folur për luftën në Ukrainë, por edhe për marrëdhëniet e Kroacisë me Serbinë me ç’rast e ka përmendur edhe Kosovën.

“Ukrainasit i urrejnë rusët në mënyrë patologjike, ky është një fakt. Kroatët nuk i urrenin serbët aq sa ata rusët”, tha Milanoviq.

“Deri kur do ta kuptoni se Serbia dhe Rusia janë njësoj? Ky është fatkeqësisht një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik. Ne e aneksuam Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkombëtar. Ajo u aneksua nga Serbia. Kush e bëri këtë pos nesh? A e njohëm ne Kosovën? Nuk është aneksim, por rrëmbim. Kjo nuk e vë në dyshim Kosovën, por i gjithë koncepti,” tha ai, raportojnë mediat kroate.

/GazetaSinjali/