image Presidenti kroat drejtuar Serbisë: Keni mendjen në kokë

Rajon

Presidenti kroat drejtuar Serbisë: Keni mendjen në kokë

news image

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq e ka ftuar Serbinë, siç tha ai “t’i ketë mend në kokë”, tani kur raportet mes dyja vendeve po shkojnë drejt përkeqësimit.

Duke u përgjigjur ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria serbe, për krime lufte ndaj katër oficerëve të lartë të ushtrisë kroate, për krime lufte ndaj serbëve, që pretendohet të jenë kryer në vitin 1995, Milanoviq tha se ky është veprim jo inteligjent i Serbisë, me të cilin kurrë nuk do të hyjë në Bashkimin Evropian, shkruan mediumi kroat index.

Ata nuk duan të hyjnë në NATO, në rregull, ata kurrë nuk do të hyjnë në Bashkimin Evropian në këtë mënyrë. Kujt i duhet kjo, kush po e udhëheq këtë politikë, cilët qytetarë po i drejtohen avokatët atje?“, tha Milanoviq. 

/GazetaSinjali/