image Presidenti i Ukrainës bisedon në telefon me Bidenin pas zhvillimeve të fundit

Botë

Presidenti i Ukrainës bisedon në telefon me Bidenin pas zhvillimeve të fundit

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenskyy, ka zhvilluar bisedë telefonike me Presidentin e ShBA-së, Joe Biden, pak minuta pasi Rusia njohu pavarësinë e dy territoreve separatiste brenda Ukrainës.

Menjëherë pas kësaj bisede, Presidenti ukrainas pritet të bisedojë edhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Këto biseda vijnë pas zhvillimeve të fundit dramatike në lindje të Ukrainës.

Rusia ka njohur pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut, dy rajone në lindje të Ukrainës, një pjesë e të cilave kontrollohet nga forca pro-ruse të përkrahura nga shteti rus. Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, duke i njohur ato si shteteve të pavarura. Këtë ai e bëri në një paraqitje të drejtpërdrejt televizive.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka reaguar pasi Rusia njohu pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut, territore brenda Ukrainës.

Borrell ka paralajmëruar reagim nga BE-ja dhe partnerët e saj ndaj kësaj lëvizje të Rusisë që shkel hapur të drejtën ndërkombëtare. Ai ka shtuar se kjo cenon hapur Marrëveshjet e Minskut mes Rusisë dhe Ukrainës.

/GazetaSinjali/