image Presidenti i UEFA-së për Superligën e Evropës: Quajeni "Liga e Tmerrshme"

Futboll

Presidenti i UEFA-së për Superligën e Evropës: Quajeni “Liga e Tmerrshme”

news image

Presidenti i UEFA-së, Aleksander Ceferin, i ka goditur tri klubet që po duan ta formojnë Superligën e Evropës.

Barcelona, Real Madridi dhe Juventusi po insistojnë për formimin e një gare të pavarur nga UEFA, por një tentim i tillë u kishte dështuar vitin e kaluar.

“Jo s’kam fare [ankth për këtë gjë]. Do të ishte një vendim simbolik”, ka thënë Ceferin.

“Nëse ata thonë se UEFA-ja është monopol, atëherë ato tri klube mund të luajnë në UEFA-në e tyre, në garat e tyre?

Për më tepër, Ceferin nuk u kursye nga gjuha, duke thënë se liga e supozuar e këtyre tri klubeve nuk ekziston, dhe madje duhet quajtur ligë e tmerrshme.

“Pse duan që të qëndrojnë te e jona? Ata duan që të jenë edhe këtu edhe atje, por e atjeshmja nuk ekziston, është qartazi një vend metafizik. Mendoj se ata besojnë se toka është e rrafshët”.

“Dhe le të mos e quajmë Super Ligë, le ta thërrasim ashtu si është: Liga e Tmerrshme”. /GazetaSinjaliSporti/