Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, do të vijë sot në Kosovë, për një vizitë zyrtare, raporton Gazeta Sinjali.
Ai pritet të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Zyra e Presidentes ka njoftuar se takimi Osmani – Pahor do të zhvillohet në orën 16:00.
Pas këtij takimi, ata të dy do të dalin në një konferencë të përbashkët për media.
Pahor vjen në Kosovë pas publikimit të disa dokumenteve “non-paper” që supozohej se kanë dalë nga shteti slloven, konkretisht zyra e kryeministrit Janez Jansha./Gazeta Sinjali/